Kushtet e punës vijojnë të vrasin! Punëtori 55-vjeçar bie nga skela në Pogradec, dërgohet me urgjencë drejt spitalit

Pa Kategori

Publikuar: 04/04/2021

Kushtet e punës vijojnë të vrasin! Punëtori 55-vjeçar bie nga skela në Pogradec, dërgohet me urgjencë drejt spitalit

Problemi i rregullave dhe sigurisë në punë mbetet një ndër problematikat që nuk po gjen zgjidhje. Jo më larg se para dy ditësh një tjetër punëtor 45-vjeçar, humbi jetën teksa nxirrte mermer nga shkëmbi në Skrapar, ku një një masiv gurësh e ka zënë poshtë.

Mëngjesin e sotëm një 55 vjeçar ka rënë nga skela teksa punonte në Pogradec dhe është dërguar menjëherë drejt spitalit. Policia bën me dije se 55 vjecari që u aksidentua teksa punonte është me inicialet F.K., banues në fshatin Bërdovë.

“Pogradec/Informacion paraprak

Më datë 04.04.2021, rreth orës 10:00, jemi njoftuar se në lagjen nr. 1, Pogradec, shtetasi F. K., rreth 55 vjeç, banues në fshatin Vërdovë, duke punuar në një ndërtesë 3-katëshe, dyshohet se është rrëzuar aksidentalisht nga skela dhe për pasojë ka marrë dëmtime trupore, i cili u dërgua në Spital ku ndodhet nën kujdesin intensiv të mjekëve.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes,”njoftoi Policia.