Detaje të reja janë zbuluar nga ekzekutimi i ‘Kumbarit’ të Shkodrës. Në vendin e ngjarjes janë gjetur gëzhojat e armës me të cilën Bardhok Pllanaj është ekzekutuar, ndërsa është vënë re se në vendin e krimit ndodhen dhe kamera sigurie.
Ndërkohë jo larg vendit të ngjarjes është gjetur dhe një automjet i djegur i cili besohet se i përket autorëve.
Në vendin e ngjarjes kanë shkuar familjarët të cilët kanë shpërthyer në ulërima në momentin që kanë identifikuar trupin e viktimës, Bardhok Pllanaj.