Ambasadorja Kim: Kjo është një nga gjërat që dashuroj aq shumë në këtë vend! E gjithë bota duhet të mësojë nga Shqipëria

Pa Kategori

Publikuar: 04/04/2021

Ambasadorja Kim: Kjo është një nga gjërat që dashuroj aq shumë në këtë vend! E gjithë bota duhet të mësojë nga Shqipëria

Ambasadorja amerikane Yuri Kim ka postuar një fotografi ku ndodhet së bashku me liderë të feve të ndryshme, ku si urim për Pashkët ka evidentuar harmoninë fetare në vend, një standard që sipas saj duhet të ndjekë e gjithë bota.

“Çfarë kënaqësie të takosh aq shumë miq gjatë vizitës të komunitetit evangjelik këto Pashkë. Një nga gjërat që dashuroj dhe admiroj aq shumë për Shqipërinë është tradita e harmonisë (që nuk është vetëm tolerancë) midis grupeve religjioze. E gjithë bota duhet të mësojë nga Shqipëria”, thekson Kim.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Yuri Kim (@usambalbania)