Përdhunoi të miturën, shpallet në kërkim 31-vjeçari nga Saranda

Pa Kategori

Publikuar: 02/04/2021

Përdhunoi të miturën, shpallet në kërkim 31-vjeçari nga Saranda

Një 31-vjeçar është shpallur në kërkim pasi një e miture 16-vjeçe ka bërë një kallëzim në polici se shtetasi i identifikuar me inicialet E.S ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me të.

Njoftimi i policisë:

Nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë janë referuar materialet në Prokurori dhe po punohet për kapjen e shtetasit E. S., 31 vjeç banues në Sarandë, pasi një shtetase e mitur 16 vjeçe ka bërë kallëzim se ky shtetas ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me të.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë dhe Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Sarandë, për veprime të mëtejshme.