Spikerja e njohur shqiptare, Genta Popa, ka vendosur të vaksinohet live në studion e edicionit të lajmeve. Ashtu siç mund të shihni edhe ne fotot e mëposhtme, në studion e lajmeve të Top Channel ka shkuar një infermiere, e cila ka bërë edhe injektimin.
Me sy në lot spikerja e njohur ka bërë thirrje që të gjithë të vaksinohen kundër Covid-19.
Ajo nuk harrojë të kujtonte edhe kunatin e saj të ndjerë, Kujtim Prodanin, i cili humbi jetën disa muaj më parë si pasojë e infektimit me koronavirus.
Popa u shpreh se kemi humbur shumë njerëz të dashur nga ka ky virus.