E RËNDË/ Panik te “Rruga e Elbasanit”, një person vdes brenda në urban, pamje nga vendngjarja

Pa Kategori

Publikuar: 02/04/2021

E RËNDË/ Panik te “Rruga e Elbasanit”, një person vdes brenda në urban, pamje nga vendngjarja

Një person dyshohet se ka humbur jetën në urbanin e linjës Qendër-Sanatorium në Tiranë. Burime bëjnë me dije për Faxweb.al se një person është mbuluar me çarçaf brenda urbanit, ndërkohë që kanë nisur hetimet për ngjarjen e rëndë.

Urbani është ndaluar pranë “Rrugës së Elbasanit”, ndërkohë që nuk dihet ende identiteti i personit që ka humbur jetën.

Ngjarja ka shkaktuar panik te të gjithë udhëtarët e tjerë që kanë qenë në urban, ndërkohë që ngjarja ka tërhequr vëmendjen dhe të kalimtarëve të ndryshëm.