(VIDEO)Momenti i grabitjes së argjendarisë në Gjirokastër, një nga hajdutët është ish-burri i shitëses

Pa Kategori

Publikuar: 01/04/2021

(VIDEO)Momenti i grabitjes së argjendarisë në Gjirokastër, një nga hajdutët është ish-burri i shitëses

Del video e grabitjes së argjendarisë në Gjirokastër, ngjarje që ndodhi dje në qendër të qytetit.

Policia pas këqyrjes së kamerave të sigurisë ka shpallur në kërkim ish burrin e shitëses, pasi siç shihet në pamjet e siguruara nga Oranews, është personi që nxjerr kallashin nga xhupi dhe gjatë gjithë kohës bën muhabet me të, ndërkohë që bashkëpunëtori i tij merr çfarë të mundet.

Burri pasi ka nxjerrë automatikun e fsheh prapa kurrizit ndërsa duket se komunikon me shitësen. Më pas dy autorët janë larguar në këmbë.

Policia ende nuk ka dalë në një përfundim, por në video duket sikur ish-bashkëshorti i shitëses ka inskenuar gjithçka, pasi komunikimi mes tyre duket shumë miqësor.