Rama ndihmon të moshuarin në Shkodër që të veshë xhaketën, ai befasohet kur kthen kokën

Pa Kategori

Publikuar: 31/03/2021

Rama ndihmon të moshuarin në Shkodër që të veshë xhaketën, ai befasohet kur kthen kokën

Kryeministri Edi Rama ka qenë ditën e sotme në Shkodër, për të parë procesin e vaksinimit kundër koronavirusit.

Gjatë kohës që po ecte nëpër qendër, ai ka ndihmuar një të moshuar, që po mundohet të vishte xhaketën.

Në momentin që ai u kthye u befasua kur pa që e kishte ndihmuar vetë kryeministri.

Më pas moshuari hoqi kapelën për ta nderuar.

Pjesë nga biseda:

Rama: Ta mbaj unë ta mbaj unë, me shëndet edhe respekte. Me shëndet!

I moshuari: Faleminderit shumë nga ju!