Gazetari Artan Hoxha thotë se gjyqtarët e Elbasanit kanë frikë të gjykojnë atë dhe çështjen e tij, pasi në celular “u ka vajtur mesazhi”.
“Kanë frikë gjyqtarët, u ka vajtur mesazhi të gjithëve. Kjo dosje duhet të hetohet nga SPAK dhe të gjykohet nga Gjyklata Speciale”, tha Hoxha në Abc Neës. Gazetari tregoi dhe për një vrasje tjetër, e cila është porositur sipas tij nga grupi i Çapajve.
“Është gjetur provë që Mihal Toshi ka vrarë Ilir Rexhepin me urdhër të këtyre”, tha Hoxha për këtë shtetas, i cili ndodhet në Greqi i arrestuar. Gazetari iu përgjigj për herë të parë Sali Berishës, për vrasjen e informatorit të drogës Landi i Mirasit.
“Ish-kryeministri Berisha thotë që ne e kemi dekonspiruar por ka qenë krejt e kundërta. Atje është vrarë Landi i Mirasit. Ta marri vesh dhe qytetari dixhital. Ja ku është vrasësi. Mihal Toshi. Ai është arrestuar në Greqi por Prokuroria nuk shkon të marrë dëshminë. Këtu hyri në lojë SPAK-u”, tha Hoxha.
“SPAK-u duhet ta marri në dorë. Prokurori është kërcënuar. Gjyqtarët e Elbasanit janë të kërcënuar. Duhet një prokurori që ka eksoperiencën dhe mbrojtjen e duhur, të nxjerri para drejtësisë grupin më të fuqishëm në Elbasan”, tha gazetari Artan Hoxha.
Lidhur me arrestimin e Ardian Çapjas dje, gazetari tregoi se ata janë mbështetës të së djathtës, ndërsa në zgjedhjet e 2013 kanë mbështetur LSI-në. “Ata njihen si mbështetës të së djathtës, megjithëse në 2013 kanë qenë me LSI. Në zgjedhjet e fundit nuk e di të jenë përfshirë”,shtoi Artan Hoxha.