“Na ka tronditur të gjithëve”, Meta fjalë prekëse për vdekjen e Finos: Dhembje e madhe!

Pa Kategori

Publikuar: 29/03/2021

“Na ka tronditur të gjithëve”, Meta fjalë prekëse për vdekjen e Finos: Dhembje e madhe!

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, shprehet i tronditur për ndarjen nga jeta të deputetit socialist, Bashkim Fino, i cili humbi betejën me COVID-19.

Meta shkruan se ndarja e papritur nga jeta e Finos është një dhembje e madhe që na ka lënë pa fjalë.

“Ndarja e papritur nga jeta e mikut, kolegut, politikanit të moderuar dhe e Kryeministrit të Pajtimit Kombëtar në vitin e vështirë 1997, qytetarit aktiv e familjarit shembullor, Bashkim Fino, na ka tronditur të gjithëve këtë mëngjes.
Dhembje e madhe, që na ka lënë pa fjalë!
Ngushëllimet më të ndjera, të prehet në paqe dhe përherë i paharruar në kujtimet tona!”, shkruan Meta.