Me goditje automatiku në zemër, vetëvritet në sy të gruas 43-vjeçari në Fier

Pa Kategori

Publikuar: 29/03/2021

Me goditje automatiku në zemër, vetëvritet në sy të gruas 43-vjeçari në Fier

Policia e Fierit informon se një shtetas 43 vjeç ka vrarë veten me armë zjarri në banesë.

Mësohet se shtetasi që ka kryer vetëvrasje është Ilirjan Binjaku. Ai u vetëvra, në sy të bashkëshortes.

Binjaku ishte baba i dy fëmijëve.

Informacion paraprak

Sot rreth orës 02:25, në lagjen “15 Tetori”, Fier, në banesë, dyshohet se është vetëvrarë me armë zjarri shtetasi I. B., 43 vjeç.

Eshtë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale arma e zjarrit automatik me të cilën dyshohet se viktima ka vrarë veten.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarje.