Prapaskena

Nisin fluturimet direkte me Dubain

Publikuar: 28/03/2021

Shqipëria ka nisur nga kjo e diel fluturimet direkte me Dubain. Pasagjerët e parë që mbërriten në Rinas u pritën nga ministri i Mjedisit dhe Turizmit, Blendi Klosi, i cili në mënyrë simbolike u dhuroi dhe flamurin shqiptar.

Fluturimet direkte do të jenë 2 herë në javë, por ministri Klosi theksoi se vera do të sjellë shtim të fluturimeve në 4 herë në javë për shkak të kërkesës në rritje.

Ai tha se Dubai përfaqëson një pikë shumë të rëndësishme të marrwdhënieve të turizmit shqiptar me botën aziatike dhe arabe. Për qeverinë shqiptare vendosja e kësaj linje ka synim që nëpërmjet aeroportit të Rinasit të shërbejë edhe si pikë lidhje me rajonin dhe më gjerë.

Një tjetër pikë që i bën optimist përfaqësuesit e qeverisë shqiptare si dhe të kompanisë që kryen këto fluturime është edhe fushata në rritje e vaksinimit.

“Është një ngjarje shumë e rëndësishme për fluturimet shqiptare, pasi realisht këtë vit me daljen nga pandemia do të kemi nevojë për tregje të reja. Duke parë edhe kërkesat e shumta që ka edhe nga komuniteti shqiptar për të lëvizur drejt Dubait pritet që të shtohet frekuenca e fluturimeve nga dy herë në javë në katër herë në javë në muajt e verës dhe të vjeshtës”.

Ministri Klosi është besimplotë se 2021 do të jetë një vit shumë i rëndësishëm për turizmin shqiptar dhe se rihapja e turizmit mbetet objektiv madhor i qeverisë.



Më të lexuarat