Prapaskena

Mbërrijnë në Kosovë vaksinat e para anti-Covid të AstraZeneca

Publikuar: 28/03/2021

Avioni që solli kontingjenti e parë prej 24 mijë vaksinash anti-COVID-19 nga COVAX, është ulur tashmë në Aeroportin Ndërkombëtar ‘Adem Jashari’ në Kosovë.

Mbërritja e vaksinave, do të përcillet me një ceremoni të organizuar.

Ky kontingjent është në kuadër të 100.800 dozave të vaksinës së AstraZenecas që Kosova do të marrë falas nga programi COVAX, i Organizatës Botërore të Shëndetësisë.

Vaksina e kompanisë britanike AstraZeneca, që e ka zhvilluar në bashkëpunim me Universitetin e Oksfordit, thuhet se është 76 për qind efektive kundër sëmundjes COVID-19.

Bashkimi Evropian po ashtu ka premtuar se do të sjellë në Kosovë vaksina kundër sëmundjes COVID-19.

Kosova është vendi i fundit në rajon që do të nisë fushatën e imunizimit të popullsisë kundër koronavirusit.

Autoritetet tashmë kanë hartuar një plan të imunizimit, të ndarë në tri faza, ku fillimisht pritet të vaksinohen punëtorët shëndetësorë, të moshuarit dhe ata me sëmundje kronike.



Më të lexuarat