Prapaskena

Aksident i rëndë në Lushnjë, “Benz-i” merr para dy këmbësorët

Publikuar: 28/03/2021

Një aksident i rëndë ka ndodhur në qendër të qytetit të Lushnjes.

Dy këmbësorë janë dërguar me urgjencë në gjendje të rëndë në spitalin e Lushnjes.

Burime nga policia thanë se një makinë tip ‘Benz’ ka përplasur dy këmbësorët të cilët ishin duke ecur në rrugë.

Ata janë në gjendje të rëndë nën kujdesin e mjekëve. Ngjarja ka ndodhur në një zonë me mjaft lëvizje.



Më të lexuarat