Gazetari deklaratë ‘bombë’: Lulzim Basha spiun i UDB, KGB dhe Sigurimit

Pa Kategori

Publikuar: 27/03/2021

Gazetari deklaratë ‘bombë’: Lulzim Basha spiun i UDB, KGB dhe Sigurimit

Gazetari Adriatik Doçi ka ngritur dyshime të forta se kryetari i PD-së, Lulzim Basha, mund të jetë një spiun i trefishtë i UDB, KGB dhe Sigurimit të shtetit. Gazetari u referohet disa fakteve dhe dëshmive, të cilat Basha nuk i përmend në librin e tij dhe është përpjekur prej 15 vitesh për t’i fshehur.

“A ka qenë Lulzim Basha spiun i trefishtë i UDB-së, KGB-së dhe Sigurimit?! Financim me para ruse (e provuar), dosje kundër UÇK (e provuar), punoi në bazën e Sigurimit në Rinas i kamufluar si kamarier (e provuar), karrierë dhe pasuri pa asnjë bazë (e provuar). Asgjë nuk është rastësore!”, shkruan Doçi.

Ndërkohë për Sali Berishën ka shumë prova dhe dëshmi se ka qenë një nga njerëzit më të besuar të UDB-së jugosllave në Shqipëri. Berisha, sapi erdhi në pushtet, zhduku dosjet e spiunëve të UDB.

Takimet e fshehta me Millosheviçin dhe Arkanin, furnizimi me naftë të Millosheviçit duke thyer embargon e OKB, zhdukja e Remzi Hoxhës, lufta kundër UÇK, shitja e avionëve Beogradit me Arben Imamin, pazaret me trafikantë serbë, lidhjet me Fazlliçin etj., janë vetë disa nga fijet që lidhin Berishën me Beogradin.

Dyshime të forta ka edhe për Ilir Metën se u shërben qarqeve serbe dhe shërbimeve jo partnere.