Detaje të reja kanë dalë në dritë në lidhje me ekzekutimin e Armando Beqirit në Islandë disa javë më parë. Mediat vendase bënë me dije se ishte arrestuar një shqiptar i dyshuar si autor i ngjarjes.
Bëhet fjalë për Angjelin Sterkaj, i lindur më 1986, megjithëse policia nuk e ka bërë publik emrin e autorit.
Pritet që hetimet të mbyllen brenda 2-3 javëve dhe çështja do të dërgohet në Departamentin e Prokurorisë.
Shqiptari është regjistruar me emrin Angjelin Sterkaj në Regjistrin Kombëtar, por në rrjetet sociale ai e quan veten Angjelin Mark Sterkaj.
Mësohet se Beqiri ka jetuar në Islandë për rreth 7 vjet. Mësohet se Angjelini ka jetuar për disa kohë me një grua në një ndërtesë të vogël në qendër të qytetit dhe është ende e regjistruar si një shtëpi në regjistrin kombëtar, por u zhvendos prej andej për shumë kohë para se të vritej Armando.
Ai u arrestua tre ditë pas vrasjes së Armandos, por vazhdimisht ka mohuar të ketë lidhje me ngjarjen. Hetimet kanë zbuluar se vrasja ishte e planifikuar.
Gjatë operacionit, policia sekuestroi armë dhe drogë. Policia po heton gjthashtu për përfshirje të personave të tjerrë të mundshëm në ngjarje.
Beqiri u vra pak minuta para mesnatës së 17 shkurtit, pasi parkoi makinën e tij në garazh, dhe po i drejtohej derës kryesore të banesës ku e priste gruaja shtatzënë dhe me fëmijën 15 muajsh.
Beqiri mori më shumë se 5 plumba, në shpinë, qafë dhe kokë, duke ndërruar jetë në vend pavarësisht përpjekjeve të familjarëve që e dërguan me urgjencë në spital.
Fqinjët e familjes shqiptare që jetonte prej disa vitesh në Reykjavik u shprehën se nuk i kishin dëgjuar krismat.
Gjithashtu ata shtuan se i riu kishte ardhur në lagje më shumë se një vit më parë por që nuk kishin asnjë komunikim me të, teksa shtojnë se dukej njeri i qetë dhe jo problematik.