E papritur/ Një ditë para çeljes së fushatës, Edi Rama niset drejt Turqisë

Pa Kategori

Publikuar: 24/03/2021

E papritur/ Një ditë para çeljes së fushatës, Edi Rama niset drejt Turqisë

Kryeministri Edi Rama eshte nisur diten e sotme drejt Turqise. Mesohet se vizita e kryeministrit Rama ne Turqi ka ne fokus vaksinat kunder koronavirusit.

Keshtu, pritet qe kreu i qeverise shqiptare te finalizoje marreveshjen me Turqine e Presidentit Recep Tayyip Erdogan per mberritjen ne vendin tone te vaksinave kineze.

Kjo vizite e papritur e Rames ne Turqi vjen vetem nje dite para nisjes zyrtarisht te fushates elektorale te Partise Socialiste, ne oren 18:00, te Sheshi Skenderbej.