U ekzekutua me 30 plumba kallashnikovi, çfarë u gjet te vendi ku u vra “Mond Çekiçi”

Pa Kategori

Publikuar: 21/03/2021

U ekzekutua me 30 plumba kallashnikovi, çfarë u gjet te vendi ku u vra “Mond Çekiçi”

Zbardhen detaje të reja nga ekzekutimi i anëtarit të bandës së Lulzim Berishës, 40-vjeçarit Edmond Koçi i njohur ndryshe si “Mond Çekiçi”.

Mesohet se policia ka gjetur në vendngjarje 30 gëzhoja automatiku. Ndërkohë, gjatë natës së kaluar janë shoqëruar në komisariat 23 persona, për t’u pyetur lidhur me ngjarjen e rëndë kriminale.

Nderkohe, arma, që dyshohet se është përdorur në krim dhe që u gjet në mjetin e djegur në Sukth, është AK 47 dhe është çuar në laborator.

Ajo dyshohet se është blerë jashtë vendit. Ndërkohë, po rikontrollohet nga ekspertët mjeti që dyshohet se u përdor nga autorët për sigurimin e provave.