Prapaskena

Durrës/ Vritet Mond Çekiçi, anëtar i bandës së Lul Berishës! Gjendet një makinë e djegur në Sukth, dyshohet se u përket autorëve

Publikuar: 20/03/2021

DURRËS- Ekzekutohet anëtari i bandës së Lul Berishës, Edmond Koçi, i njohur ndryshe si Mond Çekiçi. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 08:40, në lagjen nr.16, Durrës.

“Më datë 20.03.2021, rreth orës 08:40, në lagjen nr.16, Durrës, në rrethana ende të paqarta është qëlluar me armë zjarri e për pasojë ka mbetur i vrarë shtetasi E. K., rreth 40 vjeç. Menjëherë forca të shumta Policie kanë shkuar në vendngjarje dhe kanë rrethuar zonën ku vijon krehja e zonës për kapjen e autorëve. Janë ngritur pika kontrolli në të gjitha akset rrugore në hyrje e në dalje të Durrësit si dhe në drejtim të Tiranës e Kavajës.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe nën drejtimin e Prokurorisë vijon puna për sqarimin dhe zbardhjen e rrethanave të ngjarjes për të bërë të mundur identifikimin kapjen e autorëve”, njofton policia.

Kush është Edmond Koçi, i njohur ndryshe si Mond Çekiçi? “Mond Çekiçi”, konsiderohet nga policia e Durrësit si person me rrezikshmëri, pasi jo vetëm që është pjesë përbërëse e një klani kriminal në Durrës, por ai rezulton të jetë dënuar disa herë për akuzën e mbajtjes pa lejë të armëve dhe kundërshtimit të forcave të policisë. Në muajin Maj 2009 Edmond Koçi, është dënuar me 2 vite burgim për akuzën e “Mbajtjes pa lejë të armëve”.

Në një raport të ministrisë së brendshme të botuar në vitin 2016 në thuhej se “Mond Çekiçi”, është pjesë shoqërore me Lulzim Berisha “Luli”, Emiljano Shullazi “Mili”, Plarent Dervishaj “Lenti”, Marjel Fierza, Julian Meçaj, Bashkim Haxhiaj dhe persona të tjerë.



Më të lexuarat