Kryeministri Edi Rama, në takimin e zhvilluar ditën e sotme me kandidatët në Shkodër nuk ka hezituar të ironizojë kundërshtarët e tij, duke theksuar:”Nuk e imagjinoj dot që demokratët të jenë të lumtur për të pasur në qeveri Monika Kryemadhin si ministre Financash apo për të pasur në qeveri Fatmir Mediun që i bën të gjitha ngaqë nuk dijë të bëjë asgjë…Është një katastrofë…”
Qeverisja,- tha gjithashtu Rama – nuk mund të mbështetet më tifozë, por qytetarët duhet të zgjedhin emra që bëjnë punën dhe ndryshojnë të ardhmen e vendit.
Më tej ai theksoi se qeveria e tij është gati të bëjë gjithçka që Shkodra të mos mbetet pas asnjë vendi tjetër, por të rilindi me projektet e reja.