Prapaskena

“Mbylle pra ça ke?”/ Degjeneron keq sheri mes Grida Dumës dhe Elisa Spiropalit: Që jam njësh e di

Publikuar: 17/03/2021

Me tone të ashpëra u shoqërua mbrëmjen e djeshme debati mes ish-deputetes së PD-së, Grida Duma dhe ministres Elisa Spiropali.

Gjatë emisionit kishte disa momente kur debati mes dy protagonisteve ishte i fortë, teksa për Elisa Spiropalin ishte një ditë e veçantë, pasi festonte ditëlindjen e 38-të.

Debati në studio mes Dumës dhe Spiropalit:

Elisa Spiropali: Si e latë se ishit 8 vite në qeverisje? Jeni, si e latë dhe ku ju mbeti, vaj vatani dhe mjerë mileti, kjo është lista luaj, ky është programi juaj, si do ta bëni me të njëjtët njerëz që bëtë atë katastrofën e 2013?

Grida Duma: Je njësh pra, ça ke, tani?

Elisa Spiropali: Që jam njësh e di…

Grida Duma: Mbylle pra tani, ça ke?

Elisa Spiropali: Me kaq përfundova, se besoj i kam dhënë mjaftueshëm kohë studios tuaj të nderuar, më lejoni të kemi një orë të kësaj dite për veten time (referuar ditëlindjes).

Grida Duma: E meriton atë një orë.



Më të lexuarat