Shpëtim Idrizi bën deklaratën e fortë: Rama pret në zyrë lobistin grek Nicolas Gage për Vorio-Epirin, janë kundër ‘çështjes Çame’

Pa Kategori

Publikuar: 15/03/2021

Shpëtim Idrizi bën deklaratën e fortë: Rama pret në zyrë lobistin grek Nicolas Gage për Vorio-Epirin, janë kundër ‘çështjes Çame’

Kreu i PDIU-së, Shpëtim Idrizi ka thënë sot në një deklaratë në media se kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, është “armiku” i Çamërisë.

Ai tha në “Frontline” se Rama pret në Kryeministri lobistin e greko-amerikan, i cili merret me çështjen e Vorio-Epirin dhe është shumë kundër çështjes Çame.

Idrizi: Rama është armiku i Çamërisë. Ai pret në zyrë, në Kryeministri dhe jo te baçja e Surrelit, lobistin greko-amerikan Nicolas Gage që është pro çështjes së Vorio-epirit dhe kundër ‘çështjes Çame’.

Karapanxho: Jeni i sigurtë për këtë që thoni?

Idrizi: Unë i shoh që kamerat janë ndezur dhe jam shumë koshient për këtë që po them tani. Ai tha nuk do shkoni në Greqi po mos të hiqet ‘Ligji i Luftës’. Bënte më shumë patriotin se ne dhe flste më shumë se ne për ‘çështjen Çame’. E hoqi nga programi qeveritar dhe nuk e përmendi më. Lejoi krijimin e varrezave të ushtarëve grekë, zgjerimi me 12 milje. E nisi si kalorës i Çamërisë dhe e mbylli si kali i trojës së Çamërisë. Me mandatet tona ne do ta cojmë jo vetëm në opozitë, por do ta ulim dhe në stolin e turpit të historisë.