“Më premtuan 50 mijë euro”, zbardhet dëshmia e parë e vrasësit të Behar Sofisë, i riu nxjerr emrat e “grupit kriminal”

Pa Kategori

Publikuar: 13/03/2021

“Më premtuan 50 mijë euro”, zbardhet dëshmia e parë e vrasësit të Behar Sofisë, i riu nxjerr emrat e “grupit kriminal”

Zbardhen detaje të reja nga ekzekutimi mafioz i biznesmenit 66-vjeçar Behar Sofia, në mes të Tiranës. Sipas dëshmisë së autorit të krimit, 23-vjeçarit Ernejt Shyti, i arrestuar një ditë më parë në Mal të Zi.

Siç raportohet i riu ka thënë para uniformave blu se e ka kryer krimin për 50 mijë euro. Shyti është shprehur se i ishin premtuar 50 mijë euro për vrasjen e Sofisë, shumë të cilën ai thotë se nuk e ka marrë.

Ai është shprehur se shumën prej 50 mijë eurosh do ta merrte në momentin e vrasjes së biznesmenit Sofia. Më tej, siç raportohet 23-vjeçari ka dhënë edhe emrat e personave, që e kanë kontaktuar për krimin e rëndë, njëri prej të cilëve është shoqëruar dhe po merret në pyetje.

Organet e drejtësisë vijojnë hetimet për arrestimin e të tjerë personave, të përfshirë në krim, ndërsa ka gjasa që njëri prej të arrestuarve të bëhet i penduar i drejtësisë dhe të rrëfejë gjithë të vërtetën.