Lëkundje tërmeti në vend, sa ishte magnituda dhe epiqendra

Pa Kategori

Publikuar: 12/03/2021

Lëkundje tërmeti në vend, sa ishte magnituda dhe epiqendra

Lëkundje tërmeti janë regjistruar pak minuta më parë në vend. IGJEUM raporton se tërmeti ka qenë me magnitudë 3.9 të shkallës rihter.

Epiqendra e tërmetit ka qenë në Bilisht, me një thellësi 9 kilometra.

Ndërkohë, më herët një tjetër lëkundje është regjistruar po në Bilisht me magnitudë 3.6 të shkallës rihter.