Një shqiptar ka mbetur i vrarë pasditen e kësaj të enjteje në Bari të Italisë Fqinje. Viktima, identiteti dhe mosha e të cilit nuk bëhen të ditura për momentin, mbeti i vrarë si pasojë e të shtënave me armë në një banesë në rrugën Petrelli, në zonën e Liberta.
La Repubblica shkruan se ai mori 3 plumba pistolete në kraharor dhe bark dhe u dërgua me urgjencë në spital, por nuk mundi të mbijetonte.
Sipas mediave fqinje, ishin mjekët që njoftuar policinë. Autoritetet policore mësohet se kanë marrë në pyetje disa persona, mes tyre edhe stafin e spitalit, për të zbuluar se kush e shoqëroi viktimën.
Deri më tani, në mediat italiane nuk ka detaje të tjera rreth kësaj ngjarjeje të rëndë.