Komiteti Teknik i Ekspertëve ka vendosur të lërë në fuqi masat aktuale kundër koronavirusit.
Në mbledhjen e sotme, Komiteti i Ekspertëve njoftoi se situata me koronavirusin në vend, por edhe në mbarë botën, vijon të jetë shqetësuese.
Për këtë arsye, Shqipëria do vijojë të mbyllet në orën 20:00, deri në 06:00 të mëngjesit.
Gjatë fjalës së saj, ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, tha se në vendin tonë është konfirmuar se ka mbërritur edhe varianti britanik i koronavirusit.
Lidhur me situatën shqetësuese, ministrja Manastirliu iu bëri apel qytetarëve që të vijojnë të zbatojnë masat anti-Covid, si distancimin social, higjienën dhe mbajtjen e maskës.