Prapaskena

Bujar Leskaj “kërcënon” me dorëheqje, zbardhet sherri

Publikuar: 10/03/2021

Një ditë pas zyrtarizimit të listave për kandidatë e Partisë Demokratike për zgjedhjet e 25 prillit, mësohet se në degën e selisë blu në Vlorë ka pakënaqësi, që ka rezultuar në debate të forta deri në ‘kërcënimin’ e Bujar Leskaj me dorëheqje nga kandidimi si i pari i listës në Vlorë.

Pakënaqësitë e Leskaj kanë të bëjnë me faktin e dërgimit të zëdhënëses Ina Zhupa në vend të dytë në listën e Vlorës. I pari i qarkut ka pritur një tjetër renditje të listës pasi kërkonte të kishte të tjerë emra në listë.

Leskaj ka fikur telefonin ndërkohë pjesëtarë të tjerë të mbledhjes së tensionuar konfirmuan debatin e ashpër dhe arsyen pse ka ndodhur.

Selia blu konfirmoi se Leskaj nuk i ka paraqitur asnjë dorëheqje kryedemokratit Basha, madje edhe zëdhënësja e Partisë Demokratike Ina Zhupa u shpreh se “ka qenë një moment, po s’ka lidhje me dorëheqje”.

Gjithashtu flitet për edhe për dorëheqjen e kreut të PD në Vlorë ,Genc Deromemaj, i cili pritej dhe ai të ishte kandidat për deputet në Vlorë, por nuk figuron në listën e miratuar një natë më parë nga PD në Tiranë.

Lista e kandidatëve të PD Vlorë

Bujar Leskaj
Ina Zhupa
Fatjon Veizaj
Arber Agalliu
Gezim Ademaj
Nada daullja
Jolio Dine
Julin Zoto
Nada Mecorapaj
Aleat
Athird Hoxhaj
Alta Azizi
Lorenc Danaj
Aleat
Edmon Fetahu
Manjola Cikuli
Hysni Sharra
Ilir Gunbardhi
Afrovita Dhimojani



Më të lexuarat