Partitë dorëzuan listat në KQZ, Celibashi: Kemi nisur verifikimet e kandidatëve

Pa Kategori

Publikuar: 09/03/2021

Partitë dorëzuan listat në KQZ, Celibashi: Kemi nisur verifikimet e kandidatëve

Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirian Celibashi, deklaron se ka nisur procesi i verifikimit të pastërtisë së kandidatëve.

Në një postim në mediat sociale, kreu i KQZ shprehet se të gjitha verifikimet po bëhen me Drejtorinë e Gjendjes Civile dhe Drejtorinë e Burgjeve.

“Menjëherë pas dorëzimit të listave shumëemërore nga subjektet zgjedhore, KQZ ka filluar verifikimin e dokumenteve të kandidimit. Verifikimi i formularëve të vetëdeklarimit (dekriminalizimi) po bëhet në bashkëpunim me Drejtorinë e Përgjithshme të Gjendjes Civile dhe dhe Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve”, është kjo deklarata e tij.

Reagimi i Celibashit vjen një ditë pasi partitë kanë dorëzuar listat shumëemërore të kandidatëve në 12 qarqe. Në këto zgjedhje do të garojnë 9 parti dhe 2 koalicione.