Prapaskena

Lëvizja e minutave të fundit, Basha rikthen në listën e PD ish-deputetin Luçiano Boçi

Publikuar: 09/03/2021

Mbledhjet e mbrëmjes së kaluar të Kryesisë së PD dhe PS kanë sjellë jo pak surpriza.

Lulzim Basha ka rikthyer në listën e PD ish-deputetin Luçiano Boçi. Ashtu siç u bë e ditur mbrëmjen e kaluar, ish-deputeti Boçi mungonte në listën e PD.

Por, në listën finale të dërguar pas mesnatës në KQZ nga Partia Demokratike rezulton edhe Luçiano Boçi, i cili është renditur nga Basha i shtati në Elbasan.



Më të lexuarat