Prapaskena

Udhëheq në mënyrë surprizë listën e PS-së në Shkodër, Edona Bilali rrëfen takimin me Ramën

Publikuar: 08/03/2021

Edona Bilali do të jetë në krye të listës së PS-së në qarkun e Shkodrës. Emri ishte surprizë. Por si e priti vetë protagonistja?

Udhëheqësja e listës së socialistëve në Shkodër tregon se dje Edi Rama e ka thirrur në takim por konfirmimin dhe prezantimin që kryeministri i bëri e ka parë nga TV.

“Po e ndiqja me familjarët prezantimin që më bëri kryeministri, e pashë nga televizori. Nuk jam njeri politik, nuk vij nga radhët e partisë socialiste vij nga bota e biznesit dhe ajo akademike.

Po ndodh cdo gjë shumë shpejt. Me kryeministrin jemi takuar dje ku ndamë vizionin e përbashkët për Shkodrën.

Unë kam besim tek kryeministri që do ta transformojë Shkodrën. ‘Nëse ka dikush që e bën, ai është Edi Rama’. Duke qenë njeri që ka punuar fort në profesionin tim, vlerësimi që mu dha shpresoj që të motivojë edhe të rinj të tjerë’ tha.

Edona Bilali është e përfshirë prej vitesh në projekte me donatorët, në mbështetje dhe nxitje të krijimit të ndërmarrjeve të vogla dhe të start-up. Pedagoge për vite me radhë në Fakultetin e Ekonomisë dhe aktualisht doktorante në Austri për Marrëdhënie Ekonomike, Ndërkombëtare dhe Menaxhim.



Më të lexuarat