Prapaskena

Hoxha për vrasjen e Behar Sofisë

Publikuar: 08/03/2021

Sipas tij kjo është një nga ato çështjet që vështirë se i shkohet deri në fund për të gjetur autorët.

Një tjetër detaj të panjohur më parë që zbulon gazetari është përfshirja e Behar Sofisë, vite më parë në fushatë elektorale.

“Deri tani jemi brenda pritshmërive. Është një nga ato atentate që janë të vështira për tu zbuluar. Do të doja shumë që kjo të zbardhej sepse do të ndihmojë edhe për ngjarje të tjera të kalibrit të lartë. Sofia nuk ishte një personazh i dhunshëm, por në ditët e para pati një kakofoni për informacionin. Por ka një element interesant që nuk ka dalë në media. Behar Sofia më herët ka qenë i përfshirë në fushatën zgjedhore. Shumë të afërt të tij kanë punuar me Damir Fazlliç. Kanë qenë pjesë e stafit të tij.

Ka dyshime edhe për një sasi të madhe parash të papaguar, kryesisht në Turqi, flitet për disa milion euro dhe goditja mund të ketë ardhur si rezultat i kësaj, pasi nuk ka pasur mundësi të paguajë dhe kjo mbetet një nga pistat e hetimit.

Pjesën më të madhe të takimeve ky personazh i bënte në lulishte, është një natyrë tjetër me të cilët ne jemi mësuar. Në këtë rast kam frikë se sa më shumë të kalojnë ditët zbehen shanset për të zbuluar autorët. Deri tani është shumë i vështirë identifikimi i autorit dhe pa gjetur autorin është e vështirë të shkohet tek porositësi sepse kjo duket që është ngjarje me porosi”, tha më tej Hoxha.



Më të lexuarat