Alarmi! Varianti afrikan dhe brazilian i Covid-it mbërrijnë në kufi me Shqipërinë

Pa Kategori

Publikuar: 06/03/2021

Alarmi! Varianti afrikan dhe brazilian i Covid-it mbërrijnë në kufi me Shqipërinë

Në Atikë të Greqisë sot janë zbuluar 2 raste me variantet e reja të COVID.

Mediat greke raportojnë se dy rastet e reja janë prekur nga varianti i Afrikës së Jugut dhe ai i Brazilit.

Kjo ka ngiritur alarmin te autoritetet shëndetësore. Pas evidentimit të dy rasteve të reja me variantet e COVID, autoritet shëndetësore kanë nisur punën për gjurmimin e kontakteve të tyre.

Situata e pandemisë në Greqi është rënduar në ditët e fundit. Kjo pasi ka pasur rritje të shtrimeve në spitale ndërsa shifrat nuk njohin ulje pavarësisht masave të marra. Një situatë e tillë lidhet dhe me rastet e prekura me variantet e reja të COVID.