Shkon në dy numri i viktimave të aksidentit të rëndë në Rrogozhinë që ndodhi mëngjesin e sotëm rreth orës 06:00.
Raportohet se humbi jetën në vend oficeri i burgut të Peqinit, shtetasi me iniciale T.M., 54 vjeç, ndërsa rrugës për në spital ka humbur jetën dhe një grua, pasagjere në mjetin tjetër.
Mësohet se 54-vjeçari T.M. ishte oficer burgjesh dhe po shkonte në punë mëngjesin e sotëm, teksa ka dalë nga rruga me mjetin e tij “Audi” dhe ka kaluar në korsinë tjetër duke u përplasur me makinën tip “Benz” ku udhëtonin burrë e grua.
Nga aksidenti kanë mbetur të plagosur rëndë edhe dy persona.