Prapaskena

Yuri Kim: Nuk do ta lejojmë Kinën të sfidojë rregullat, do punojmë me Shqipërinë për të ruajtur vlerat

Publikuar: 05/03/2021

Ambasadorja e SHBA-së në Tiranë, Yuri Kim përmes një postimi në ‘Twitter’ ka thënë se SHBA-të nuk do lejojnë Kinën që të sfidojnë marrëdhëniet dhe sfidojë rregullat e qëndrueshme ndërkombëtare. Kim shkruan se SHBA do të punojë me Shqipërinë dhe aleatë të tjerë për të ruajtur dhe kultivuar këto vlera dhe se nuk do të lejohen që të cenohen nga Kina.

“Ne nuk duhet të lejojmë Kinën të sfidojë sistemin ndërkombëtar të qëndrueshëm & të hapur-rregullat, vlerat & marrëdhëniet e bëjnë të funksionojë si duam ne. SHBA do punojnë me Shqipërinë & aleatë e partnerë të tjerë për të mbështetur vlerat, interesat & të ardhmen tonë”, tha Kim



Më të lexuarat