Fenomeni i njohur si Fata Morgana krijon një mirazh kur rrezet e Diellit e ngrohin atmosferën mbi tokë apo det dhe krijohet shtresë e ndryshme e temperaturave.
Një shtresë e ajrit të ngrohtë qëndron mbi një shtresë të ajrit të ftohtë, duke bërë që drita nga anija të deformohet përderisa kalon nëpër boshllëkun e rrymave të ajrit, shkruan Daily Mail, transmeton Gazeta Express.
Daily Mail shkruan se pamja e qetë që shihet në fotografi është kontrast i gjendjes së parehatshme të operatorëve të transportit ujor, të cilët po përballen me kufizime gjatë pandemisë.
Lundrimi ndërkombëtar ende është i ndaluar në Britaninë e Madhe, me përjashtim të rasteve thelbësore si transportimi i ushqimeve. Për këtë arsye, kompanitë e transportit ujor janë prekur rëndë nga pandemia.
Kompania më e madhe britanike për transportin ujor të udhëtarëve, P&O Cruises, ka njoftuar për një varg shëtitjesh rreth Britanisë së Madhe për pushimet verore, përderisa masat për lundrimin ndërkombëtar mbeten ende të paqarta.