Breshëri plumbash në Tiranë, qëllohet 24-vjeçari në makinë (Emri)

Pa Kategori

Publikuar: 02/03/2021

Breshëri plumbash në Tiranë, qëllohet 24-vjeçari në makinë (Emri)

Disa të shtëna me armë zjarri janë regjistruar pak minuta më parë në Tiranë.

Policia njofton se është qëlluar me armë zjarri në drejtim të automjetit të shtetasit N. A. 24 vjeç, në rrugën “5 Maji”. Mesohet se shënjestër e plumbave ka qenë i riu Nardi Abazi.

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 02.03.2021, në rrugën “5 Maji” dyshohet se është qëlluar me armë zjarri në drejtim të automjetit të shtetasit N. A. 24 vjeç. Nga të shtënat nuk ka asnjë person të lënduar.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor po vijon veprimet për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarje.

Shërbimet e Policisë po krehin zonën.