Një person ka mbetur i vrarë pas një atentati mëngjesin e sotëm në Tiranë, pranë Piramidës.
Mesohet se personi, rreth 60 vjeç , i identifikuar si Behar Seferi është plagosur me dy plumba silenciatori dhe është dërguar në spital, por nuk ka mundur të mbijetojë dhe ka ndërruar jetë në spital.
Mësohet se i personi që ka qenë shënjestër e atentatit po lëvizte më këmbë, ndërsa autorët dyshohet se lëviznin me makinë.
Policia ka rrethuar zonën dhe ka nisur veprimet hetimore dhe procedurale në vendin e ngjarjes, teksa është vënë në ndjekje të autorëve.