Prapaskena

Vullkane, tërmete dhe një Luftë e Tretë Botërore/ Parashikimet e Nostradamus: Katastrofa të tjera do vijnë!

Publikuar: 22/02/2021

Sikur një pandemi globale të mos mjaftonte, një luftë e tretë botërore dhe shumë katastrofa të tjera janë parashikuar të ndodhin nga Nostradamus.

Një seri e re dokumentarësh me 8 pjesë në “Discovery +” futet në vizionet e fshehta të parashikuesit francez. Michel de Nostredame, i cili vdiq në 1566, është përfolur për shekuj me radhë, pasi shumë nga ato që ai parathoshte dolën të vërteta.

Ai ka parashikuar e 11 shtatorit në Nju Jork, shkëlqimin e Adolf Hitlerit, Zjarrin e Madh të Londrës dhe shumë katastrofa të tjera.

Por ka edhe shumë për të ardhur, sepse 942 profecitë e tij vazhdojnë deri në vitin 3793. Dokumentari flet për një tërmet katastrofik që do godasë Kaliforninë dhe sipas parashikimit të tij, Lumi Misisipi do të ndahet në gjysmë.

Eksperti britanik i Nostradamus, Bobby Shailer, i cili ka studiuar francezin thotë: “Nostradamus flet për diçka që ai e quan zjarr i madh nga qielli, ngjarje që rrezikojnë zhdukjen e njerëzimit, dy ose tre, të cilat ndoshta do të ndodhnin afër 3797, por ai përmend disa ngjarje të tjera përpara kësaj”.

Disa gjeologë kanë frikë se vullkani në parkun Yellowstone në veriperëndim të Shteteve të Bashkuara mund të shkaktojë shpërthimin më shkatërrues në histori. Dhe studiuesit që analizojnë tekstet e Nostradamus mendojnë se ai pa të njëjtin rrezik.

Bobby shpjegon se Nostradmus shkroi se shpërthimi i madh: “do të ndodhë në 45 gradë” e Yellowstone Park është afër 45 gradë dhe “do të përhapet shumë duke mbuluar vende të mëdha”.



Më të lexuarat