Prapaskena

Raporti i Parlamentit Europian që nxjerr blof dhe gënjeshtar Ilir Metën!

Publikuar: 22/02/2021

Presidenti Ilir Meta e nisi ditën e sotme duke sulmuar gazetën “TemA”.

Ai ka shtrembëruar ndër të tjera një raport të Komitetit të Parlamentit Europian për Çështjet e Jashtme lidhur me publikimin e Fake News dhe Dezinformimin në Ballkanin Perëndimor në kohë pandemie.

Sipas raportit që nisej kryesisht nga analiza e të dhënave nga Facebook, tregohet se në rrethin e mediave të nivelit më të lartë ka raste që shpërndajnë dezinformim.

Edhe pse presidenti nxiton në tentivën e zakonshme që të manipulojë, mbase dikush duhet t’ja lexojë në anglisht për të kuptuar se ajo që hap faqen e Shqipërisë në këtë raport është prodhimi i fakenews nga Syri.net, apo siç dihet ndryshe media pranë xhepit të tij, që i ka zyrat pikërisht në pallatin e Monika Kryemadhit.

Shembull për këtë është marrë rasti i publikimit të lajmit të rremë se 1 300 kontenierëve me mbetje toksike po vijnë fshehurazi në Shqipëri i cili alarmoi mbarë opinionin publik ku i përfshirë ishte këshilltari i tij personal Ilir Kulla.

“Këto raporte publikoheshin kryesisht nga Syri.net, një burim kryesor i lajmeve në internet i lidhur me Partinë Demokratike, e cila pretendonte se qeveria e Ramës kishte lejuar importin e 1.300 tonë mbetjesh toksike që u zhdukën nga Italia në fillim të vitit 2018”, thuhet mes të tjerash në raport.

Pikërisht këtë lajm ku është i implikuar drejtpërdrejt këshilltari i Metës, raporti i PE e merr si shembull për të ilustruar atë ç’ka ndodh me fake news në Shqipëri.

Sa i përket nxjerres në pah të këtij manipulimi mediatik, ekspertët e Parlamentit Europian që kanë hartuar raportin marrin si referencë pikërisht një shkrim të publikuar nga gazeta “TemA”, e cila çmontoi gjithë skenarin për “grusht shteti” nga Meta dhe Berisha, duke përdorur një fake news.

Ndonjë nga këshilltarët me shumicë, lutemi që t’ja lexojë presidentit raportin e Brukselit, ku gazeta “TemA” veç të tjerash cilësohet si media me reputacion të lartë, ndryshe nga sa pretendon Ilir Meta, i cili e ka humbur me kohë qetësinë dhe dashurinë. Për këtë po, mund të na fajësojë dhe akuzojë, por jo të shtrembërojë raporte ndërkombëtare./Tema



Më të lexuarat