Një sherr raportohet të ketë ndodhur pak minuta më parë në zonën e njohur si ish-Blloku në Tiranë.
Mesohet se janë zënë dy persona për një vend parkimi, pran Fakultetit të Drejtësisë. Njëri prej tyre ka qëlluar tjetrin me qytën e pistoletës.
Ky i fundit mësohet se ka mbetur i plagosur lehtë. Ndërkaq, në konflikt janë përfshirë edhe persona të tjerë.
Autori është identifikuar, por ende nuk është bërë e mundur kapja e tij nga policia. Mësohet se personi që ka mbetur i plagosur ishte në automjet bashkë me gruan.