Igli Kani është sekretari i gjyqtares së arrestuar për korrupsion, Enkeleida Hoxha, të cilit iu dogj makina mbrëmjen e djeshme.
Dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme, ndërsa nuk dihet ende shkaku. Nuk dihet nëse sekretari është përfshirë në skemën e krimit të gjyqtares Hoxha.
Kujtojmë se gjyqtarja Enkeleida Hoxha u arrestua më 11 shkurt bashkë me sekretaren Ela Mallkuçi e avokatin Aldo Tabaku për korrupusion. Në bashkëpunim edhe me të tjerë ajo lironte të burgosurit duke përfituar miliona euro.