Tragjike! Tjetër viktimë e re nga koronavirusi, ndërron jetë 31-vjeçari nga Elbasani

Pa Kategori

Publikuar: 17/02/2021

Tragjike! Tjetër viktimë e re nga koronavirusi, ndërron jetë 31-vjeçari nga Elbasani

Një 31 vjeçar ka humbur jetën këtë të mërkurë në vendin ton ësi pasojë e infektimit me Covid.

Burime për abcnews.al bëjnë me dije se 31 vjeçari nga Elbasani prej rreth dy javësh për shkak të gjendjes së rënduar shëndetësore ishte i shtruar në spitalin Covid 2.

Ndër të tjera mësohet se i riu nuk kishte asnjë sëmundje bashkëshoqëruese.

Ndërkohë një ditë më parë në vendin tonë janë konfirmuar pozitiv me Covid 801 raste të reja duke e çuar në 94,651 numrin e përgjithshëm të të infektuarve mes të cilëve kanë humbur jetën, 1,582 persona.