I vëllai i vdiq në oborrin e Infektivit, shpërthen ish-deputeti i PD: Nuk shpëtohen jetët tona me mashtrime!

Pa Kategori

Publikuar: 16/02/2021

I vëllai i vdiq në oborrin e Infektivit, shpërthen ish-deputeti i PD: Nuk shpëtohen jetët tona me mashtrime!

Pas denoncimit publik të vajzave të inxhinierit Rifat Lalo, se nuk i ishte ofruar asnjë shërbim në spital, reagon edhe vëllai i të ndjerit, ish-deputeti i Partisë Demokratike, Vili Minarolli, i cili thekson se me propagandë nuk shpëtohen jetët tona.

Ashtu si të bijat e Lalos, edhe Minarolli thekson se atij nuk iu dha shërbim për orë të tëra.

“Ne e përjetuam rende situatën e të sëmurit qe e braktisen me ore te tera tek dera pa i dhënë asnjë ndihme dhe ju lutem duhet te mirëkuptoni gjendjen e rende te vajzave, kur i ati u kërkonte ta largonin nga ai ferr i vërtetë”- thekson ai në një letër publike.

Reagimi i plotë:

Te dashur miq, unë jam xhaxhai i atyre dy vajzave qe u shprehen ne media ne oborrin e spitalit infektiv, për fatkeqësinë qe u kish ndodhur me vdekjen e babait te tyre dhe vellait tim, inxh. Rifat Lalo (Minarolli).

Ne e perjetuam rende situaten e te semurit qe e braktisen me ore te tera tek dera pa i dhënë asnje ndihme dhe ju lutem duhet te mirëkuptoni gjendjen e rende te vajzave, kur i jati u kerkonte ta largonin nga ai ferr i vertete. Po ashtu duhet t’i mirekuptoni per thirrjen per te mos i prure njerezit e tyre ne spitalet publike.

Deshira dhe perkushtimi i personelit mjeksor te ketyre spitaleve dhe pamundesia per te kryet detyren jane dy anecte të kunderta. Une e them me bindje te palekundur se ne kemi mjeke dhe personel mjeksor te pergatitur dhe te perkushtuar. Por kjo nuk mjafton per te shpetuar jeten e njerezve ne nevoje. Nuk ka mjek por edhe njeri i zakonshem qe te mos kete deshire te ndihmoje nje tjeter ne nevoje kur ka dicka per ta bere kete. Por kur s’ka, sic nfodhi ne rastin tone?

Thirrja e dy vajzave qe u kish vdekur i ati dhe asnje nuk e kish prekur me dore eshte nje thirrje per te gjithe ne. Kjo sot, neser… mund t’i ndodhe kujtdo. Ajo thirrje nuk eshte kundra nje mjeku qe per shkak te pamundesise detyrohet te genjeje, kundra nje ministre idiote ( me falni se nuk gjeta fjale tjeter) qe mashtron dhe shpëlan trutë e njerezve me propagande te genjeshtert 24 ore, një shërbëtore e bindur e shefit te saj qe ne cdo fjale qe nxjerr nga gojab vetem gënjen dhe mashtron.

Keto qe ndodhin sot ne vendin tone nje vit pas shpalljes te pandemise nuk mund te krahasohen me ato qe ndodhen para nje viti kur bota u gjend e papërgatitur.

Te dashur miq, gjithesecili nga ne e sheh ku kemi arritur. Ajo qe na ndodhi ne si familje me njeriun tone te dashur cdo dite mund t’i ndodhe kujtdo. Thirrja e dy vajzave qe qanin per vdekjen e te atit eshte per ju te tjeret, qe sot, neser… te mos e perjetoni ate qe perjetuan ato dhe mijëra familje te tjera. Me mashtrime me genjeshtra dhe propagande per shpëlarje truri nuk shpetohen jetet tone.

Kosova na e dha shembullin, qe u ndihmuan duke u hequr boset e krimit, te korrupsionit dhe papergjegjshmerise qe u kishin zene gryken dhe nuk merrnin dot fryme.

Ju falenderoj!