Zv.ministrja e Shëndetësisë Mira Rakacolli ka thënë se një nga faktorët e shtimit të rasteve pozitive, përveç mosrespektimit të masave (higjienë, distancë, maskë), nuk është respektuar as karantinimi.
Rakacolli tha në Report tv se ka persona të dyshuar që nuk presin të marrin përgjigjen, por dalin, dhe më keq ata që e dinë që janë me Covid dhe sërish dalin nga shtëpia.
“Janë shumë të rrezikshëm personat që nuk respektojnë karantinën dhe një nga arsyet e shtimit të rasteve është mosrespektimi i rregullave të higjienës, distancave, maskës dhe karantinimi i atyre që dyshohen për Covid. Nuk presin rezultatin e anlaizës dhe aq më keq ata që janë më Covid dhe dalin në ambient të hapur.
Nëse kjo vërtet vazhdon, do ketë rritje jo vetëm të moshat 45-55 vjeç, por edhe te më të rinjtë, që së fundmi janë raste të rënda fatkeqësisht. Ka ndryshuar situata. Kemi shtrime në repartet e kujdesit intensiv.” tha ajo.