Këshilli i Lartë Gjyqësor ka pezulluar nga detyra gjyqtaren Enkeleda Hoxha, e cila u arrestua pak ditë më parë në Gjykatën e Krujës, teksa po jepte vendimin për të liruar nga burgu kundrejt në shumë parash një të dënuar për vrasje.
Mësohet se KLGJ e ka pezulluar nga detyra gjyqtaren Hoxha deri në përfundim të hetimeve.
“Sot, në datën 15.02.2021, Këshilli i Lartë Gjyqësor zhvilloi mbledhjen plenare të radhës, në të cilën u njoh me vendimin e marrë nga Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, për magjistraten {…}, me detyrë gjyqtare në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor {…}.
Pasi dëgjoi relatimin nga Komisioni Disiplinor, Këshilli me vendimin nr.53, pezulloi nga detyra magjistraten {…}, me detyrë gjyqtare në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor {…}.’- thuhet në njoftimin e KLGJ-së.