Java në të cilën sapo kemi hyrë, është e fundit e dimrit.
Në fund të javës temperaturat do të rritën ndërsa në të gjithë vendin do të kemi ditë pranverore.
Sipas sinoptikanes së meteoalb Tanja Porja, nuk do ketë më reshje dëbore dhe ngrica.
Temperaturat do vijnë duke u rritur gradualisht dhe në vend të akullit do shikojmë shumë shpejt lulet e para.