Emergjencë në rrugën Lezhë-Milot! Qindra persona të bllokuar në makina nga ngrica

Pa Kategori

Publikuar: 14/02/2021

Emergjencë në rrugën Lezhë-Milot! Qindra persona të bllokuar në makina nga ngrica

Prej më shumë se 10 orësh aksi Lezhë – Milot është bllokuar si pasojë e ngricës dhe dëborës në rrugë. Radhët e gjata të makinave shkojnë në disa kilometra.

Ndërkohë qytetarët rrezikojnë jetën për shkak të temperaturave të ulëta të këtij moti ekstrem që ka përfshirë Shqipërinë orët e fundit.

Ndërkohë raportohet se qytetarëve që gjendet në makinat e tyre po u mbaron edhe karburanti, për shkak se makinat po i mbajnë ndezur për t’u ngrohur brenda tyre.

Nëse e fikin makën, mund të mos ndizet më nga të ftohti.

Megjithëse policia është në terren për tu ardhur në ndihmë qytetarëve, nga ana e firmës kontraktore për mirëmbajtjen e rrugës nuk po ndërhyhet për të hapur qarkullimin e rrugës.

Ndërkohë nga Sektori i Qarkullimit Rrugor dhe Specialistët e Krimit Ekonomik e Financiar të DVP Lezhë, ka nisur procedimi penal ndaj firmës kontraktuese për mirëmbajtjen e rrugës , Balldre-Lezhë-Milot, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës “, pasi nuk kanë marrë asnjë masë në lidhje me mirëmbajtjen e këtij aksi.