Prapaskena

Meta shpërthen ndaj Fatos Nanon: Ordiner! Sa kollitej Berisha, ikje nga Tirana!

Publikuar: 11/02/2021

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, ka qenë mjaft i ashpër me ish-kryeministrin Fatos Nano pas akuzave të këtij të fundit. Meta tha se Nano ishte një drejtues që braktiste menjëherë detyrën sapo opozita e Sali Berishës ngrinte zërin.

“Sa herë kollitej Doktori, Fatos Nano largohej nga Tirana. Unë kurrë nuk kam dhënë shembullin e zyrtarit të lartë, i cili braktis institucionet kur ato sulmohen me armë dhe as nuk kam shkuar në kazino dhe buzuqe kur ndodhnin fatkeqësi kombëtare.

Si karakter ai mbetet një ordiner, por se çfarë e shtyu t’i bënte qokën e radhës kryeministrit këtë unë nuk mund ta di. I jam mirënjohës që kur e kam pasur shofer, nuk më ka aksidentuar” – tha Meta.



Më të lexuarat