Një aksident ka ndodhur sot në mesditë në Kamëz. Një automjet ka dalë jashtë rruge dhe është përplasur me një pemë duke përfunduar më pas e kthyer përmbys në rrugën kryesore.
Mesohet se nga aksidenti dy persona kanë pësuar lëndime dhe janë dërguar në spital për ndihmë mjekësore.
Policia eshte ne vendngjarje dhe po heton per shkaqet e aksidentit.