Prapaskena

Video/ Një ditë para vrasjes, zbulohet biseda e fundit e Përparim Ademit me motrat Metani

Publikuar: 09/02/2021

Publikohet një video e regjistruar një ditë përpara se Përparim Ademi të vriste 2 motrat Metani më 31 Dhjetor të vitit të kaluar.

Në video shfaqen duke biseduar Zhaneta Metani, motra e saj Kristina Bardhi dhe Përparim Ademi.

Ky i fundit ju kërkon falje motrave ndërsa ato i kërkojnë të tregojë armën me të cilën i ka kërcënuar se do t’i vriste.

Sipas burimeve, biseda është zhvilluar nje ditë para ekzekutimit te motrave nga Ademi

Biseda mes Perparim Ademit, Zhaneta Metanit dhe Kristina Bardhit

Metani-Ademit: Nxirre armen qe na kercenoje se do na vrisje

Ademi-Metanit: Ju kerkoj falje, nuk kam armë, nuk e shqetesoj Zhanetën

Metani-Ademit: Nuk dua falje, këtu duket sinqeriteti i atij

Perparim Ademi u arrestua për vrasjen e 2 motrave në Astir

Vrasja dyshohet per shkaqe xhelozie, Ademi i lidhur me te dyja.



Më të lexuarat